Bota

“Gratë pa fëmijë janë të pakënaqura me jetën”/ Aniston-JD Vance: Uroj që vajza juaj mos të ketë probleme me fertilitetin

Jennifer Aniston reagoi menjëherë pas deklaratës së JD Vance, i cili i quajti gratë pa fëmijë të pakënaqura me jetën e tyre

I.F
“Gratë pa fëmijë janë të pakënaqura me
Jennifer Aniston dhe JD Vance

UASHINGTON- Kandidati i Trump, JD Vance disa ditë më parë bëri një deklaratë në të cilën kritikonte gratë që nuk dëshirojnë të kenë fëmijë. Ai i quajti ato si të pakënaqura me jetën dhe nuk dëshirojnë të shohin të tjerët të lumtur.

“Zonjat pa fëmijë dhe që jetojnë me mace janë të pakënaqura në jetën e tyre dhe duan të shohin pjesën tjetër të vendit të pakënaqur”, tha JD Vance.

Pas kësaj deklarate reagoi Jennifer Aniston, e cila shprehu hapur pakënaqësinë ndaj deklaratave të mëparshme të senatorit 39-vjeçar. Aniston tha se nuk mund ta imagjinojë një burrë të bëjë këtë deklaratë, i cili kandidon në pozicionin e zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu ajo përmendi vajzën e tij, të cilës i uroi shëndet, dhe mos të kishte probleme me fertilitetin. 

“Zoti Vance, lutem që vajza juaj të ketë fatin të ketë fëmijët e saj një ditë. Shpresoj që ajo të mos ketë nevojë t'i drejtohet IVF si një opsion të dytë. Apo do të përpiqesh ta privosh edhe atë nga kjo?”, tha aktorja.

Vance iu kundërërgjigj, Aniston, duke e quajtur komentin e saj si të neveritsë.

“Kjo është e neveritshme, sepse vajza ime është 2 vjeçe. Dhe së dyti, nëse ajo do të kishte probleme me fertilitetin, siç thashë në atë fjalim, do të bëja gjithçka që mundesha për ta ndihmuar, sepse mendoj se familjet dhe foshnjat janë një gjë e mire”, tha kandidati republikan për zëvëndëspresident. /ZËRI

Poll

MOS HUMB