
TIRANË- Një grup i quajtur ‘Mbrojtja Popullore”, ka filluar që të shpërndajë në veri të vendit, fletushka që udhëzojnë qytetarët kryesisht serbë, që të mos i binden policisë së Kosovës, të cilën e etiketojnë edhe si ‘Policia e Kurtit’. Në këto fletushka përshkruhen në mënyrë të detajuar veprimer që duhet të ndërmarrin qytetarët në rast se përballen me policinë. Autoritetet policore në Kosovë thotë se fletushkat u shpërndan në hyrje të ndërtesave dhe në rrugë të ndryshme.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se dyshohet se këto fletushka u shpërndan “dje gjatë dhe pas protestës”, ndërkohë që deri tani nuk ka persona të dyshuar apo të arrestuar.
Çfarë shkruhet në fletushka?
“Mbrojtja Popullore. Instruksione për rezistencë ndaj forcave të rendit të ‘Policisë së Kurtit’.”
Si duhet vepruar kur të shihni patrullën e policisë së Kurtit?
-Të gjuash me gjëra që i ke në dorë.
Si duhet vepruar kur të shihni shërbyesin civil të Kurtit?
E pështynë, e shanë, dhe në rast se të kundërpërgjigjet injoroje por në qoftë se është i vendosur atëherë bjerini me shuplakë.
Kundërvënie e detyrueshme
"Kur policia e Kurtit e arreston ose e keqtrajton serbin detyrimisht i ndihmoni për t'u mbrojtur nga terrori. Kundërshtimi fillon tani dhe vazhdon! Mbrojtja popullore”, thuhet në këtë thirrje.
Në Mitrovicën e Veriut më 12 shkurt serbët protestuan kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb për pagesa./ZËRI