Bota

Burg përjetë! Gjykata në Itali s'kursehet për futbollistin që rrahu për vdekje të dashurën

Krimi troditi Italinë në gusht 2022.

k.m.
Burg përjetë! Gjykata në Itali s'kursehet për
Giovanni Padovani dhe Alessandra Matteucci

ITALI- Një gjykatë italiane vendosi dje një dënim të përjetshëm për 28-vjeçarin Giovanni Padovani, i cili rreth një vit e gjysmë më parë rrahu për vdekje ish të dashurën e tij 56-vjeçare, vetëm pak javë pasi ajo e akuzoi për ngacmim. Futbollisti fillimisht e përplasi me  makinë Alessandra Matteucci jashtë shtëpisë së saj në Bologna, më 23 gusht 2022.

Alessandra ishte në telefon me motrën e saj, Stefania, e cila dëgjoi britmat e saj ndërsa Padovani filloi ta dhunonte për vdekje. Sipas Daily Mail, 28-vjeçari filloi sulmin brutal duke përdorur një çekiç dhe grushta, më pas e goditi gruan me një shkop bejsbolli dhe një stol që e rrëmbeu nga një kopsht pranë banesës së 56-vjeçares.

Motra e viktimës përshkroi krimin si një ngjarjet më të tmerrshme që ka përjetuar, duke dëgjuar të motrën të jepte shpirt teksa filste me të. Edhe pse 56-vjeçarja kërkoi ndihmë, askush nuk iu gjend pranë. 

Burg përjetë! Gjykata në Itali s'kursehet për
Alessandra Matteucci

"Menjëherë thirra Policinë,”-tregon ajo.

Alessandra u dërgua në spital me lëndime të rënda, por nuk ia doli që të mbijetonte. Sipas mediave lokale, çifti kishte rreth një vit së bashku, por ata kaluan periudha të gjata të ndarë, pasi Alessandra jetonte në Bolonjë, ndërsa Padovani punonte si futbollist dhe model në Siçili. Siç zbuloi Stefania, motra e saj dhe Padovani patën një debat të ashpër në janar 2022, kur futbollisti shpërtheu duke thyer enët dhe një llambë në shtëpinë e 56-vjeçares në Bolonjë.

Burg përjetë! Gjykata në Itali s'kursehet për
Giovanni Padovani

Pas ndarjes së tyre të mëvonshme, Padovani bombardoi Matteuccin me mesazhe dhe telefonata, ndaj edhe ajo përfundoi duke e raportuar atë në Polici për ngacmim. Edhe pse e denoncoi asgjë nuk u mbyll me aq. Sipas dëshmive të fqinjëve të të ndjerës, ai tentoi që t'i dëmtonte makinën, edhe t'i futej në banesë nga ballkoni.

“Ajo kishte shumë frikë prej tij se ishte bërë kokëfortë dhe nuk donte më ta linte të hynte në shtëpi”, tha një banore e zonës.

Gjatë seancës së djeshme, i pandehuri u përpoq të pretendonte se nuk ishte në gjendje të mirë mendore në momentin e sulmit, duke i thënë gjykatës: Nëse do të isha plotësisht i arsyeshëm dhe kompetent, atëherë e meritoj dënimin përjetë. Por nëse mendoni se kishte diçka jonormale, jonormale në sjelljen time, atëherë jo. Nuk isha mirë, sepse njeriu që është mirë nuk vret një tjetër. Jam në një makth, pendimi im është një barrë më e rëndë se burgu.

Stefania arriti të shqiptojë vetëm një fjali pas seancës dhe shpërtheu në lot ndërsa doli nga salla e gjyqit.

“Alessandra nuk është më këtu, motra ime nuk është më këtu”, tha motra e viktimës duke qarë./ZËRI

Poll

MOS HUMB