
SPANJË- Policia spanjolle sekuestroi tetë tonë kokainë nga Surinami të fshehura në një kontejner të maskuar si një gjenerator energjie në portin jugor të Algeciras, thanë autoritetet vendase të hënën.
Transporti i kokainës, një nga më të mëdhenjtë e kapur ndonjëherë në Spanjë, po bëhej brenda një strukture metalike të krijuar për t'i shpëtuar zbulimit nga skanerët.
Por agjentët doganorë zbuluan një sasi të madhe mallrash të grumbulluara që praktikisht mbushnin kontejnerin, ndaj e hapën me forcë.
Kontrabandistët e drogës kishin planifikuar një rrugë të projektuar për ta bërë sa më të vështirë zbulimin e përmbajtjes së vërtetë të ngarkesës. Nga Surinami udhëtoi për në Panama dhe prej andej në Algeciras.
Destinacioni i radhës ishte Leixoes në Portugali, nga ku do të transportohej për në Spanjë.
Policia ka vënë në pranga 3 persona, që dyshohet se janë përfshirë në trafikun e kësaj sasie rekord kokaine nga vendet e Amerikës Latine./ZËRI