Bota

Gjermania, Britania e Italia letër Borrell: Të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës

Në letrën e tyre parashtrohen çështjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

f.t
Gjermania, Britania e Italia letër Borrell: Të hiqen masat e
foto ilustruese

KOSOVË- Kryetarët e Komisioneve të Jashtme Parlamentare të disa shteteve mike i kanë shkruar shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe ndërmjetësit të dialogut, Miroslav Lajçak. Në letrën e tyre parashtrohen çështjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe kërkohet nevoja urgjente për largimin e masave ndaj Kosovës.

"Unë jam thellësisht mirënjohës për letrën drejtuar Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçakut nga kryetarët e Komitetit të Jashtëm të disa vendeve evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe. Përmbajtja e letrës pasqyron urgjencën e adresimit të realitetit aktual ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Unë e përgëzoj deputeten Alicia Kearns për marrjen e drejtimit në këtë çështje të rëndësishme dhe falenderoj të gjitha Kryesuesit për kontributin e tyre”, -shkruan ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Iliri Kapiti.

Letra është e nënshkruar nga kryetarët e Komisioneve të Jashtme Parlamentare të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Çekisë, Irlandës, Lituanisë, Estonisë, Letonisë, Belgjikës, Kroacisë, Danimarkës, Italisë dhe Bullgarisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB