Bota

Gjendet i pajetë drejtori i televizionit ALSAT në RMV, Lirim Hajredini/ Dyshohet për vetëvrasje, nisin hetimet

Lirim Hajredini ishte prej 16 vitesh drejtor operativ i televizionit Alsat-M, një prej televizioneve kombëtare në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.

l.k
Gjendet i pajetë drejtori i televizionit ALSAT në RMV, Lirim
Lirim Hajredini

MAQEDONI E VERIUT- Lirim Hajredini, drejtor operativ i televizionit TV ALSAT, është gjetur i pajetë mëngjesin e së enjtes në Shkup. Trupi i Hajredinit është gjetur në afërsi të qendrës tregtare “Mavrovka” në kryeqytetin maqedonas. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, ndërkohë kanë nisur dhe hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes. Mësohet se turpi i drejtorit të TV ALSAT do të dorëzohet për autopsi.


Lirim Hajredini ishte prej 16 vitesh drejtor operativ i televizionit ALSAT, një prej televizioneve kombëtare në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Hajredini ishte një menaxher me përvojë në sektorin e mediave, me ekspertizë në marketing, strategji biznesi dhe prodhim televiziv.


Vetë media ku punonte Hajredini, ka ndarë me publikun lajmin e trishtë, duke njoftuar se ceremonia mortore për të ndjerin do të mbahet ditën e nesërme në Tetovë.


“Sot në mëngjes është gjetur pa shenja jete Drejtori Operativ i Televizionit Alsat, Lirim Hajredini. Policia dhe ekipet hetuese dolën në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i tij është marrë për autopsi. Hajredini ishte i punësuar në Alsat prej 16 vitesh, i përkushtuar në profesionalizëm dhe sukses. Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e premte në Tetovë.
Ekipi i Televizionit Alsat shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen e tij dhe ndanë dhimbjen për humbjen e më të dashurit të tyre.”- shkruan Alsat-M./ZËRI

Poll

MOS HUMB