Bota

Gafa diplomatike/ Kajro njohu pavarësinë, kryeministri serb falënderon Egjiptin për mosnjohjen e Kosovës

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Egjipti e njohu Kosovën më 26 qershor 2013.

k.m.
Gafa diplomatike/ Kajro njohu pavarësinë, kryeministri serb
Đuro Macut dhe Abdel-Wahab Abdel-Razeq

KAIRO- Kryeministri i Serbisë, Đuro Macut i shprehu mirënjohjen e tij ndaj Egjiptit për "qëndrimin" e mbajtur mbi çështjen e Kosovës. Por kjo deklaratë është konsideruar si gafë nga mediat e Prishtinës, pasi Egjipti e njohu Kosovën në vitin 2013, ndërsa, nga ana tjetër, zyrtarët serbë kanë pretenduar prej vitesh se është një njohje "joaktive" ose e njohur ndryshe si njohje "e ngrirë".

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Egjipti e njohu Kosovën më 26 qershor 2013. Madje vendimi i Qeverisë së Egjiptit për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Por serbët pretendojnë se bëhet fjalë për një "njohje të ngrirë", që domethënë se ky vend "nuk voton dhe nuk e mbështet Kosovën në forumet ndërkombëtare".

Presidenti i Serbisë, Aleksandçr Vuçiç, gjatë vizitës së vitit të kaluar në Egjipt, dhe pasi bisedoi me presidentin e këtij vendi, tha homologu i tij i kishte thënë se se njohja e Kosovës ishte bërë nga qeverisja e mëparshme, e se tashmë nuk kishte vlerë. Po ashtu, ish-kryeparlamentari serb, Ivica Daçiç, tha tre vjet më parë, gjatë një vizite në Egjipt, se njohja e Kosovës nga ky vend ishte e ngrirë, jo aktive.

Deklaratat nga Egjipti shkaktuan më pas reagim në Prishtinë. Meliza Haradinaj Stubla, ish-Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, akuzoi Daçiçin për lobim për tërheqjen e njohjes së Kosovës. Sipas Prishtinës zyrtare, Kosova është e njohur deri më tani nga 119 vende./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB