Bota

Fshati italian me 46 banorë ka 30 kandidatë për zgjedhjet vendore

Ingria, një nga fshatrat më të vegjël në Itali, ka 46 banorë.

k.m.
Fshati italian me 46 banorë ka 30 kandidatë për zgjedhjet vendore
Ingria

ITALI- Herën e fundit që Igor De Santis kandidoi për kryetar bashkie në Ingria, një fshat i vogël i rrethuar nga pyje dhe male pranë Torinos, fitoi me shumicë dërrmuese. Por tani, në zgjedhjet e tij të katërta, ka më shumë konkurrencë. Sidomos prej faktit që e ëma iu bashkua kampit rival.

Ingria, një nga fshatrat më të vegjël në Itali, ka 46 banorë. Përveç këtyre 46 banorëve, do votojnë edhe 26 persona të tjerë, që nuk jetojnë më në fshat. De Santis, 42 vjeç, ka drejtuar administratën që nga viti 2009, ndaj këto zgjedhje nuk kishte pritur konkurrencë. Derisa 70-vjeçari Renato Poletto vendosi që të kandidonte edhe vetë. Situata u ndërlikua kur Stefano Venuti, një banor i Milanos, i cili ka një shtëpi të dytë në Ingria, u fut gjithashtu në garës.

“Jam integruar shumë mirë,”- tha ai për mediat e huaja.

Pak nga pak, lista e garuesëve u shtua dhe tani 30 njerëz – rreth dy të tretat e banorëve të fshatit – po garojnë për pozitën e administratorit.

“Unë i kërkova nënës sime të bashkohej me mua, por pasi ajo pa se lista kishte kryesisht gra dhe vendosi që të mbështeste ato këto zgjedhje,"- tha De Santis.

Ingria është në Luginën Soana të Italisë dhe përjeton probleme të ngjashme me fshatrat e tjerë malorë, probleme si shpopullimi, shërbimet e pakta dhe sfidat me borën gjatë dimrit. Që nga viti 2022, kur u emërua si ndër fshatrat “më të bukur” të Italisë, fshatit i është dashur të përballet edhe me një rritje të turizmit.

“Ka pasur një rritje të pabesueshme dhe ne duhet ta menaxhojmë këtë. Ka pak banorë, por shumë shtëpi pushimi. Qëllimi ynë kryesor është të ruajmë bukurinë e Ingria-s,”-shtoi De Santis. 

Pavarësisht konkurrencës, De Santis, gjyshi i të cilit ishte kryebashkiak i Ingria-s për 30 vjet, tha se ishte "optimist" se mund të fitonte sërish edhe këto zgjedhje./ZËRI

Poll

MOS HUMB