Bota

Nuk zuri mend nga "Titan"/ Një tjetër miliarder dëshiron të zhytet në rrënojat e Titanikut

74-vjeçari kontaktoi bashkë-themeluesin e Triton Submarines, Patrick Lahey, menjëherë pas katastrofës së Titanit për ta pyetur nëse do mund të ndërtonte një nëndetëse të aftë për të shkuar në rrënojat e Titanikut.

k.m.
Nuk zuri mend nga "Titan"/ Një tjetër miliarder
Titanic

KANADA- Manjati i pasurive të paluajtshme dhe eksploruesi i guximshëm, Larry Connor planifikon në rrënojat e anijes më të famshme të lundrimit në botë, Titanik. 74-vjeçari kontaktoi bashkë-themeluesin e Triton Submarines, Patrick Lahey, menjëherë pas katastrofës së Titanit për ta pyetur nëse do mund të ndërtonte një nëndetëse të aftë për të shkuar në rrënojat e Titanikut.

Ndaj po planifikojnë të ndërtojnë "Triton", një nëndetëse afërsisht 5 metra të gjatë. Nëndetësja pritet të kushtojë miliona pasi do të pajiset me drita dhe kamera për filmime nga afër. Pasi projekti i tyre të marrë jetë, Connor dhe Lahey do të eksplorojnë vendin e mbytjes, i cili ndodhet në Oqeanin Atlantik rreth 400 milje nga Neëfoundland, Kanada.

E gjitha kjo po bëhet për të "sfiduar" Oceangate. 

Verën që shkoi, një grup njerëzish që shkuan për të eksploruar rrënojat, përfunduan keq. Teksa zhytej në thellësi, nëndetësja Titan shpërtheu duke vrarë të pesë personat në bord, duke përfshirë CEO të OceanGate, Stockton Rush, i cili po pilotonte anijen, miliarderin britanik Hamish Harding, eksploruesin francez Paul-Henri Nargeolet dhe babanë e bir Shahzada dhe Suleman Daëood./ZËRI

Poll

MOS HUMB