
SHBA- Në shtator 2019, një podkast i BBC-së filloi të raportonte mbi Ruja Ignatova, një grua bullgare e kërkuar nga FBI pasi kishte mashtruar investitorët nga 4.5 miliardë dollarë (3.54 miliardë £) përmes kriptomonedhës së saj të rreme. Ruja Ignatova e diplomuar në Universitetin e Oksfordit ka lindur në Bullgari dhe është rritur në Gjermani, duke ndjekur një karrierë të suksesshme në financë përpara se të lançonte kriptomonedhën "OneCoin" në 2014. Ignatova bindi miliona njerëz në mbarë botën të investojnë në "OneCoin", duke premtuar se do të eklipsojë kriptomonedhën Bitcoin.
Por në realitet, Ignatova - e njohur si "Dr. Ruja" - kishte krijuar një mashtrim të maskuar me zgjuarsi, pa rekorde dixhital që lë monedha tjetër Bitcoin. Ndërsa hetuesit nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, hera e fundit që ajo u pa ishte në tetor 2017, kur udhëtoi nga Sofja në Athinë, për të mos u parë më kurrë.
Richard Reinhardt, ish-hetuesi i IRS (Internal Revenue Service) që hapi çështjen në OneCoin thotë që Ignatova ishte një kriminele shumë më e sofistikuar sesa e kuptojnë shumica e njerëzve.
"Ajo është si një kriminele me jakë të bardhë, e kombinuar me një trafikant droge."
Po ashtu, BBC doli në përfundimin se personi më i afërt me të ishte Hristoforos Nikos Amanatidis, i njohur si "Taki". Policia dyshon Taki ka përdorur rrjetin financiar të OneCoin për të pastruar të ardhurat nga trafiku i drogës. Në vendin e tij të lindjes, Taki ka një status pothuajse mitik - njësoj si El Chapo ose Pablo Escobar. Ai dyshohet se është kreu i një organizate bullgare të krimit të organizuar. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij janë hetuar për grabitje me armë, kontrabandë droge dhe vrasje, por ai kurrë nuk është dënuar.
“Kur flasim për Takin, ai është kreu i mafies në Bullgari. Ai është jashtëzakonisht i fuqishëm,” thotë një ish-zëvendësministër bullgar, Ivan Hristanov, i cili në vitin 2022 hetoi akuzat që Taki drejtonte një rrjet kriminal me ndihmën e zyrtarëve të korruptuar.
“Taki është fantazmë. Nuk do ta shihni kurrë. Ju vetëm dëgjoni për të. Ai ju flet përmes njerëzve të tjerë. Nëse nuk e dëgjon, thjesht zhdukesh nga toka. I vetmi person që mund ta mbrojë atë [Ignatovan] nga të gjitha ato hetime, përfshirë edhe nga agjencitë e huaja, ishte Taki”.
BBC i shkroi qeverisë bullgare për akuzat në lidhje me zyrtarët e korruptuar. Por nuk mori asnjë përgjigje. Zyra e prokurorit në kryeqytetin Sofje thotë se "nuk mbulon krimet dhe personat që ndoshta kanë kryer krime".
Taki mendohet se jeton në Dubai, ku Ignatova bleu një apartament luksoz dhe ku depozitoi llogaritë e saj bankare me dhjetëra miliona dollarë. Ndërsa nuk dihet se si Taki dhe Ignatova u njohën, burime të shumta thonë se ata kishin një marrëdhënie të ngushtë personale dhe se ai ishte kumbari i vajzës së saj. Po ashtu, një burim bullgar, i afërt me Ignatova i tha BBC-së se ajo mund të ketë paguar Taki-n deri në 100,000 euro në muaj për mbrojtje. Por po ashtu kanë pasur edhe marrëdhënie biznesi.
Dokumentet e Europol-it flasin për një marrëveshje komplekse për të shitur një ngastër toke, në bregun e Detit të Zi të Bullgarisë.
Por pavarësisht dëshmive, duket se një version tjetër po qarkullon në Bullgari! Në vitin 2022, gazetarit investigativ bullgar Dimitar Stojanov dhe kolegëve të tij në gazetën investigative "bird.bg" publikuan një raport të Policisë që ishte gjetur në shtëpinë e një polici të vrarë bullgar. Në dokument, një informator policie tregon se kishte dëgjuar kunatin e Takit, në gjendje të dehur që thoshte se Ignatova ishte vrarë me urdhër të Takit në fund të vitit 2018 dhe trupi i saj u copëtua dhe u hodh nga një jaht në detin Jon. Stoyanov thotë se ky version është shumë i mundshëm.
Megjithatë, BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimin e policit bullgar.
Që nga publikimi i akuzave për vrasjen e Ignatovas, gazetari Dimitar Stojanov thotë se ai dhe kolegët e tij janë përballur me kërcënime me vdekje, të cilat e kanë detyruar që të largohej nga Bullgaria për herë të katërt. Ndërkohë, Taki nuk është arrestuar kurrë për pretendimet se ka vrarë Ignatovën. E po ashtu, deri më tani, trupi i saj nuk është gjetur kurrë dhe hetuesit thonë se nuk kanë prova të mjaftueshme për ta ndjekur penalisht.
Megjithatë, ish-hetuesi i IRS Richard Reinhardt mendon se Ignatova mund të ketë vdekur. Edhe pse ai nuk ka parë asnjë provë që e lidh vdekjen e saj me Takin, ai thotë se përputhet me mënyrën se si funksionojnë kartelet e drogës.
“Nuk ka nder mes hajdutëve… duke e ditur se sa të dhunshëm janë kartelet, nëse [Taki] mendonte se ajo ishte një kërcënim për të… ai do ta nxirrte jashtë loje.”
BBC u shkroi avokatëve të Takit për akuzat lidhur me këtë çështje, por deri më sot nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ndërsa çështja vazhdon të mbetet mister, Ignatova u vendos në listën e 10 personave më të kërkuarve të FBI-së – ku qëndron edhe sot./ZËRI
Marrë edhe përkthyer nga BBC