Bota

Frika për sulme terroriste! SHBA në ALARM, thirrje qytetarëve jashtë vendit: Tregoni KUJDES

Kjo do të thotë që qytetarët amerikanë duhet të qëndrojnë vigjilent në pikat turistike dhe të regjistrohen për të marrë informacione dhe sinjalizime.

E.K
Frika për sulme terroriste! SHBA në ALARM, thirrje qytetarëve
Departamenti Amerikan i Shtetit

SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit sapo ka lëshuar një "lajmërim sigurie të kujdesit mbarëbotëror" për të gjithë qytetarët e tij jashtë shtetit, pas rritjes së alarmeve për sulme terroriste. Përmes një deklarate DASH këshillon qytetarët amerikanë jashtë shtetit të tregojnë kujdes të shtuar.

“Për shkak të rritjes së tensioneve në vende të ndryshme anembanë botës, potencialit për sulme terroriste, demonstrata apo veprime të dhunshme kundër qytetarëve dhe interesave të SHBA-së, Departamenti i Shtetit këshillon qytetarët amerikanë jashtë shtetit të tregojnë kujdes të shtuar”, thuhet në deklaratë.

Kjo do të thotë që qytetarët amerikanë duhet të qëndrojnë vigjilent në pikat turistike dhe të regjistrohen për të marrë informacione dhe sinjalizime.

Këtë të enjte aeroportet e Francës u “paralizuan” për shkak të alarmeve për bombë. Ndërkohë dhe aeroporti i Bazelit “ngriu” fluturimet pas kërcënimeve për sulme terroriste. Lufta Hamas-Izarael ka rritur vigjilencën e vendeve perëndimore për sulme terroriste./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB