
Java nuk ka kaluar aspak e qetë, ku përpos sulmeve të njëpasnjëshme izraelite në Gaza, moti i keq goditi disa vende të botës, duke sjellë të paktën 16 viktima.
9.700 palestinezë kanë humbur jetën deri më tani, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Izraeli filloi bombardimin e Gazës pasi Hamasi në 7 tetor vrau më shumë se 1400 izraelitë dhe rrëmbeu mbi 200 të tjerë. Më 26 tetor, uragani Otis u mori jetën rreth 50 njerëzve në Meksikë dhe dëmtoi mijëra shtëpi duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike.
Së fundmi stuhia Ciaran goditi Evropën Perëndimore me erëra rekord deri në 200 kilometra në orë, duke shkaktuar kaos trafiku pasi portet u mbyllën, kurse udhëtimet me tren dhe avionë u anuluan. Të paktën 16 persona humbën jetën si pasojë e stuhisë. Shikoni imazhet më poshtë, të cilat tregojnë zhvillimet kryesore në botë, përgjatë javës që lamë pas: