Bota

Zelenskyy fton Trump në Ukrainë

Presidenti ukrainas tha se do t'i duheshin vetëm 24 minuta në vend të 24 orëve për t'i shpjeguar Trumpit se ai nuk mund t'i japë fund luftës aq lehtë sa mendon se mundet.

k.m
Zelenskyy fton Trump në Ukrainë
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të ofrojnë më shumë ndihmë për luftim të Rusisë, dhe e ka ftuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump që të shkojë në Ukrainë për ta parë shkallën e konfliktit me sytë e tij.

Zelenskyy gjatë një interviste në NBC, "Meet the Press" Kristen Welker, iu përgjigj pretendimeve të Trump se ai mund t'i jepte fund luftës me Rusinë në 24 orë.

"Ish-presidenti Trump tha se brenda 24 orëve, ai mund ta menaxhojë atë dhe të përfundojë luftën. Çfarë mund të them? Kështu që ai është gjithashtu shumë i mirëpritur.Presidenti Biden ishte këtu dhe mendoj se ai kuptoi disa detaje që mund t'i kuptoni vetëm duke qenë këtu,"-tha gjatë intervistës Zelenskyy.

Presidenti ukrainas tha se do t'i duheshin vetëm 24 minuta në vend të 24 orëve për t'i shpjeguar Trumpit se ai nuk mund t'i japë fund luftës aq lehtë sa mendon se mundet. Zelenskyy shtoi se paqja nuk mund të negociohet me presidentin rus Vladimir Putin, edhe nëse Trump do të përpiqet.

Poll

MOS HUMB