Bota

Eurojust godet rrjetin global të vjedhjes së të dhënave! Pre e skemës miliona persona

Hakerat përdornin kompanitë RedLine dhe META për të grumbulluar të dhënat. Kështu kishin siguruar të dhënat e miliona viktimave në mbarë botën.

k.m.
Eurojust godet rrjetin global të vjedhjes së të dhënave! Pre
Foto ilustruese

TIRANË- Një operacion global, i mbështetur nga Eurojust, ka çuar në mbylljen e serverëve të një lloj programi që përdorej për të vjedhur të dhënat personale ku përfshiheshin fjalëkalime, të dhëna bankare dhe numra e telefonit. Hakerat përdornin kompanitë RedLine dhe META për të grumbulluar të dhënat. Kështu kishin siguruar të dhënat e miliona viktimave në mbarë botën.

Eurojust njoftoi për aksionin duke thënë se ai u krye në koordinim nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara, Holandës, Belgjikës, Portugalisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë. Aksioni mbylli tre serverë në Holandë, sekuestroi dy domeine, ndërsa dy persona u arrestuan në Belgjikë.

Por çfarë ndodhte me të dhënat pasi vidheshin?

Pas marrjes së të dhënave personale, hakerat ua shisnin informacionin personave të tjerë që i përdornin për të vjedhur para, kriptovaluta dhe për të kryer aktivitete të tjera hakerimi. Derisa një kompani sigurie njoftoi autoritetet për servera që ishin të lidhur nga Holanda me softuerin e tyre. Pasi autoritetet morën të dhënat dhe hoqën serverët, autorëve iu dërgua edhe një mesazh nga Eurojust. Detaje nuk janë bërë me dije, pasi Eurojust është mjaftuar duke zbuluar se videoja dërgon një mesazh të fortë për kriminelët, duke iu bërë me dije se koalicioni ndërkombëtar i autoriteteve u kishte marrë të dhënat që ata kishin grumbulluar dhe shumë shpejt do të vihej në ndjekjen e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB