
ITALI- Një skandal masiv përgjimi ka tronditur Italinë pasi ka vjedhur të dhënat personale të politikanëve kryesorë të vendit, përfshirë presidentin Sergio Mattarella dhe ish-kryeministrin Matteo Renzi. IT-ja 44-vjeçar, Nuncio Samuele Calamucci dyshohet se orkestroi një operacion masiv hakerimi, të cilin e zhvilloi nga një dhomë prapa katedrales së Milanos! Pas zbulimit, katër persona u arrestuan, duke përfshirë Gallo, Calamuccin, hetuesin privat Massimiliano Cabonovon dhe pronarin e kompanisë së sigurisë, Giulio Cornellin.
Si u zbulua kompania e hakerave?
Autoritetet italiane zbuluan se Calamucci, një anëtar i grupit "Anonymous" dhe i njohur për hakimet e tij në sistemet ndërkombëtare si Pentagoni i SHBA-së, drejtoi një grup inxhinierësh softuerësh që punonin në Ministrinë e Brendshme për të krijuar dhe mirëmbajtur baza të të dhënave të ndjeshme të politikanëve kryesorë në Itali. Natën, kur trafiku në servera binte, grupi niste nga puna. Gjatë natën merrnin informacione financiare, hetime policore dhe telefonata të politikanëve.
Shkelja u krye nga firma private e hetimit "Equalize", e drejtuar nga ish-oficerja e lartë e policisë Carmine Gallo dhe e mbikëqyrur nga Enrico Pacalli, president i Fondazione Fiera Milano. Siç raporton "Corriere", kompania në fjalë u shfaq vetëm një kontratë për energji elektrike dhe një për internet me shpejtësi të lartë. Kur karabinierët shkuan për të inspektuar ndërtesën, ata zbuluan një magazinë plot me serverë dhe kompjutera.
Deri tani, nuk ka asnjë gjurmë tëCalamuccit në rrjetet sociale, por kjo nuk është për t'u habitur duke pasur parasysh aftësitë e tij në fushën e IT. Ai është një nga emrat më të njohur në ekosistemin e shërbimeve private të sigurisë, prokurorëve dhe teknikëve të inteligjencës. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se në bisedat e përgjuara, Calamucci mburrej se kishte vjedhur informacionin e 800 mijë personave, madje nuk e përjashtonte faktin se mund t'i shiste për të shantazhuar biznesmenë dhe politikanë. Të ardhurat nga ky "operacion" vlerësohet të kenë kaluar 3.1 milionë euro.
Reagimet
Shkelja e të dhënave po kthehet në një krizë politike dhe tani po kërkohet që skandali të hetohet edhe nga parlamenti italian. Vetë Renzi, kreu i partisë "Italia Viva", tha: Si italian, jam i indinjuar, pasi ky rast është një kërcënim për demokracinë dhe privatësinë.
Por nuk është vetëm Renzi! Rasti ka shkaktuar reagime të forta në skenën politike italiane. Antonio Tajani deklaroi se incidenti “kërcënon Republikën”, ndërsa presidenti i Senatit, Inazio La Russa, shprehu pakënaqësinë e tij duke deklaruar se ky fenomen “është i padëgjuar dhe tërbues”.
Udhëheqësit e opozitës kërkuan një shpjegim nga kryeministrja Georgia Meloni, duke kërkuar një hetim të plotë dhe legjislacion të ri për të ashpërsuar dënimet e hakerëve. Meloni pranoi seriozitetin e çështjes dhe u zotua të marrë masa të menjëhershme, ndërsa Departamenti i Drejtësisë njoftoi planet për të ngritur një komitet të posaçëm për të mbrojtur bazat e të dhënave kombëtare.
Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave të Italisë tha se do të kryejë një hetim të plotë për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kombëtare të informacionit, ndërkohë që hetimi vazhdon të zbulojë më shumë detaje në lidhje me shtrirjen dhe ndikimin e shkeljes./ZËRI