
ANKARA- Presidentët e Turqisë dhe Iranit, Recep Tayyip Erdogan dhe Ibrahim Raisi kanë zhvilluar një bisedë telefonike. Të dy presidentët diskutuan luftën në Gaza dhe operacionet ushtarake izraelite, ndihmën humanitare për palestinezët dhe hapat që mund të ndërmerren për të arritur një armëpushim të përhershëm në rajon.
Në një deklaratë të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës Turke shkruhet se presidenti Erdogan theksoi rëndësinë e qëndrimit të përbashkët të botës islame, veçanërisht Turqisë dhe Iranit. Po sipas së njëjtës deklaratë, dy vendet shprehën vendosshmërinë e tyre për të punuar së bashku për t'i dhënë fund armiqësisë mes dy vendeve.
Të dy krerët shkëmbyen mendime edhe mbi Këshillin e Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Iran që do të mbahet në Turqi.
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, do të vizitojë Ankaranë më 28 nëntor./Zëri.ai