
FRANCË- Një 41-vjeçar i njohur për autoritetet për rastet e dhunës në familje, u dorëzua sot në polici dhe rrëfeu se kishte vrarë tre vajzat e tij, 4, 10 dhe 11 vjeç, brenda shtëpisë së tyre në Alfortville, në periferi të Parisit.
Ai shkoi sot në Polici dhe tha se kishte vrarë fëmijët e tij. Policia më pas shkoi në shtëpinë e tij në Alfortville dhe gjeti të vdekura tre vajzat.
Dy nga ajzat janë vrarë me thikë dhe trupat e tyre janë mbuluar me batanije. Fëmija i tretë ishte në një divan. Autori ishte dënuar disa herë në të kaluarën për dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve të tij. Çifti ishte ndarë dhe prindërit ndanin kujdestarinë e tyre. Në momentin që i ati duhet të kujdesej për to, 41-vjeçari i vrau, ndërsa pretendonte se nuk e dinte vendndodhjen e fëmijëve.
Rreth një muaj më parë, më 29 tetor, një xhandar vrau tre vajzat e tij brenda shtëpisë së tyre në Vemar, afër Parisit dhe më pas i mori jetën edhe vetes./Zëri.ai