Bota

Erdogan merr vendim, zhbllokon anëtarësimin e Suedisë në NATO

Turqia kishte bllokuar anëtarësimin e Suedisë në NATO. Si arsye për bllokimin ishte djegia e Kuranit në shtetin suedez dhe trajtimi "butë" nga Suedia i kurdëve.

D.XH
Erdogan merr vendim, zhbllokon anëtarësimin e Suedisë në
Erdogani

ANKARA – Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka dorëzuar në parlamentin turk, një protokoll, për të ratifikuar pranimin e Suedisë në NATO. Lajmi është bërë me dije nga Presidenca turke.

Erdogan më herët kishte vonuar ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në aleancë, duke akuzuar Stokholmin se nuk ka ndjekur politikat e duhura ndaj militantëve kurdë dhe grupeve të tjera, që Turqia i konsideron ekstremiste.

Turqia u tërhoq, edhe për shkak të djegies së Kuranit në Suedi. Tashmë mbetet që 31 vendet anëtare të NATO-s, ta mbështesin anëtarësimin e Suedisë në Aleancën Veri-Atlantike.

Presidenca turke, në një deklaratë për mediat, u shpreh se Erdogan kishte nënshkruar protokollin për pranimin e Suedisë në NATO, që më pas iu dorëzua Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB