
GREQI- Vangjelis Zabunis, një personazh i njohur i botës së krimit në Greqi, është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme. Ndaj tij është qëlluar me të paktën 80 plumba duke bërë shosh makinën me të cilën ai po udhëtonte. 44-vjeçari cilësohej si një prej anëtarëve të mafias greke, ndërkohë që dhe më herët kishte qenë pre e një atentati.
Pak minuta pas ekzekutimit të Zabunis, në dalje të Athinës u gjet një mjet i djegur, që dyshohet se u përkiste autotëve, e cila ishte marrë me qera vetëm pak ditë para ngjarjes.
Brenda makinës së shkrumbuar u gjetën edhe 2 kallashnikovë dhe të paktën 1 pistoletë, armë të përdorura gjatë sulmin mbi Zubunin.

Viktima ishte një ndër eksponentët më të rëndësishëm të mafias greke. Para 4 vitesh ai i kishte shpëtuar një atentati ku kishte marrë plagë të rënda, por për fat autorit i ishte bllokuar arma dhe nuk kishte mundur t’i merrte jetën. Duket se këtë herë autorët ishin të vendosur të mos gabonin ndaj dhe përdorën të paktën 3 armë, si dhe lëshuan drejt tij më shumë se 80 plumba.
Zubunis ishte ishte arrestuar disa herë dhe ishte në top listën e të dyshuarve për disa sulme ndaj bandave të tjera. Ai merrej edhe me kondrabandë të karburanteve dhe pijeve alkoolike si dhe gjobëvënie.
Policia thotë se ekzekutimi i Vagjeli Zubunis ishte vrasje me pagesë. Autoritet shtojnë atë në listën e gjatë të ekzekutimeve të ndodhura vitet e fundit në luftën e pamëshirshme mes bandave mafioze greke. Në këto banda anëtarë janë edhe shumë shtetas shqiptarë, të cilët shpesh marrin përsiper edhe ekzekutimet dhe shantazhet ndaj bizneseve për t’ju marrë atyre shuma parash./ZËRI