
KANADA- Dhjetëra zjarre që filluan vitin e kaluar po digjen ende nën tokë në Kanadanë Perëndimore. Sipas AFP, numri i lartë i këtij viti i këtyre " zjarreve zombie" (siç janë quajtur ato), i kombinuar me nivele relativisht të ulëta bore që përkeqësojnë kushtet e vazhdueshme të thatësirës, i ka frikësuar ekspertët përmasat e zjarreve, të cilat mund të shpërthejnë këtë vit.
"Ne po kalojmë një dimër të pazakontë pas një vere të pazakontë," tha Josee St-Onge, një zëdhënëse e zjarrfikësve në Alberta.
'Zombie' blazes and drought: Canada headed for another brutal fire season.
— AFP News Agency (@AFP) February 23, 2024
It's a never-ending struggle. Even in bone-chilling temperatures, Canadian firefighters are still hard at work battling nearly 150 fireshttps://t.co/uQNlBsQ1HP pic.twitter.com/vjjpVQ4n54
Mësohet se është një betejë e vazhdueshme për zjarrfikësit kanadezë. Edhe në temperatura shumë të ftohta, ata duhet të përballen me gati 150 zjarre. Shuarja e tyre është një proces i mundimshëm. Ato janë të vështira për t'u zbuluar, pasi prodhojnë vetëm kolona të holla tymi dhe kërkojnë gërmim të thellë të tokës për të zbuluar humusin, shtresën e gjetheve që digjen ngadalë dhe materiale të tjera bimore të ngjeshura./ZËRI