SHBA- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në SHBA, ku dy prindërit, të cilët mbeten anonimë, e kanë dhënë fëmijën e tyre tre muajsh për birësim pasi zbuluan se vajza e tyre nuk i përshtatej stilit të tyre të jetesës. Gruaja, Catherine, pranoi se nuk ishte e interesuar për fëmijën e tyre, Elizabeth, që nga lindja dhe u kthye në punë pas vetëm dy javësh.
Babai tha se ai dhe gruaja e tij janë të dy 'punëtorë' që i japin përparësi punës së tyre. Ai vazhdoi duke thënë se pasja e Elizabeth-it e ka bërë gruan e tij 'të mjerë'. Më pas ai pranoi se pasi e menduan, ata kishin vendosur ta jepnin fëmijën e tyre tre muajsh për birësim, duke thënë se ishin shumë të zënë për t'u kujdesur për të. Vendimi nuk i ka pëlqyer mamasë së Katerinës, e cila përfundimisht vendosi të birësojë fëmijën.
"Ajo që unë dua në fund të fundit është ajo që është më e mira për Catherine dhe për Elizabeth, dhe sinqerisht mendoj se kjo mund të jetë alternativa më e mirë për të gjithë”, tha babai./ZËRI