
PAMJE NGA NGJARJA
GREQI- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Selanik, Greqi ku dy 19-vjeçarë panë tokën që u hap nën këmbë dhe u rrëzua tre metra thellë në qendër të qytetit. Ngjarja e pabesueshme ka ndodhur pak pas orës 01:00 të mëngjesit të së shtunës në Selanik.
Njjë vajzë dhe një djalë kanë qenë duke ecur në zonën e Bit Pazarit, konkretisht në rrugën Tosica, kur papritur rruga është hapur dhe të dy ranë në gropë.

VENDI I NGJARJES

VENDNGJARJA
Për pasojë ata kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital. Në vendngjarje ka shkuar një ekip i Shërbimit Zjarrfikës, por dy 19-vjeçarët kishin dalë tashmë nga gropa. Siç raportohet djali ka lëndime në gjoks, ndërsa vajza ka fraktura.
/ZËRI
Poll