
SHBA- Sulm me armë në Çikago. Raportohet se dy nxënës mbetën të vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një shkollë. Ata sapo kishin lënë mësimin kur u përballen me plumbat që vinin në drejtim të tyre. Personat që hapën zjarr ishin të maskuar ndërsa udhëtonin me dy makina që ndaluan përballë shkollës.
Siç mund të shihet në pamje dy nxënësit janë shembur në tokë pa jetë, ndërsa dëgjohen britmat dhe të qarat e shokëve të tyre. Viktimat janë 17-vjeçari Robert Boston dhe 16-vjeçari Monterio Ëilliams.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Ndërkohë dëshmitarët në vendin e ngjarjes bëjnë me dije se autorët qëlluan të paktën 20 herë në drejtim të nxënësve./ZËRI