Bota

E dielë e 'përgjakur' në Gaza! 10 palestinezë të vrarë nga sulmet ajrore izraelite

Prej ditësh qyteti ka qenë nën sulme intensive ajrore nga forcat izraelite.

E.K
E dielë e 'përgjakur' në Gaza! 10 palestinezë
Pamje nga vendi i ngjarjes

GAZA- E dielë e përgjakur në Gaza. Raportohet se të paktën 10 palestinezë janë vrarë nga një sulm ajror këtë të dielë, ndërsa pritet që numri i tyre të rritet pasi dhjetëra persona kanë mbetur të bllokuar në rrënoja. Prej ditësh qyteti ka qenë nën sulme intensive ajrore nga forcat izraelite.

Ndërkohë, ushtria izraelite udhëzoi banorët e pjesës më të madhe të Khan Younis, qytetit të dytë më të madh të Rripit të Gazës, që të evakuonin në zonën Al-Muëasi. IDF, ka paralajmëruar sërsish banorët në Rripin e Gazës që sulmet ajrore do të vijojnë./ZËRI

Poll

MOS HUMB