Bota

SHBA 'mbërthehet' nga moti i keq! 6 viktima nga tornadot në Tenesi

Ndërkohë me qindra ndërtesa janë të shkatërruara ndërsa prej mbrëmjes së djeshme Tenesi pa energji elektrike.

E.K
SHBA 'mbërthehet' nga moti i keq! 6 viktima nga tornadot në
Pamje nga dëmet e motit të keq

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës “paralizohen” nga moti i keq. Raportohet se të paktën 6 persona kanë humbur jetën në Tenesi pasi tornadot dhe stuhitë goditën vendin. Ndërkohë me qindra ndërtesa janë të shkatërruara ndërsa prej mbrëmjes së djeshme Tenesi pa energji elektrike.

Tre nga vdekjet u raportuan në periferi veriore të Nashville, kryeqyteti i shtetit. Dy të rritur dhe një fëmijë u vranë në qytetin e Clarksville, rreth 50 milje në veri-perëndim, raporton BBC. Joe Pitts, kryetari i bashkisë së qytetit, ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme, duke përfshirë një shtetrrethim në orën 21:00, i cili do të vazhdojë të dielën.

“Ky është një lajm shkatërrues dhe zemrat tona janë thyer për familjet e atyre që humbën të dashurit”, tha ai.

23 persona të tjerë në zonën përreth janë shtruar në spital, tha qeveria e Montgomery County. Wes Golding, kryetari i bashkisë së qarkut, tha:

"Kjo është një ditë e trishtuar për komunitetin tonë. Ne po lutemi për ata që janë plagosur, kanë humbur të dashurit dhe kanë humbur shtëpitë e tyre."/ZËRI

Poll

MOS HUMB