Aktualitet

E bllokuar në Izrael bashkë me vajzën 10 muajshe, drejtoresha Duro: E kam ende me gji

Mes tyre ka dhe operatorë turistikë të cilët duhet të niseshin nga aeroporti i kryeqytetit izraelit në orën 5 të mëngjesit të sotëm, por për shkak të sulmit nga Irani, fluturimi është anuluar.

F.m
E bllokuar në Izrael bashkë me vajzën 10 muajshe, drejtoresha
Herida Duro

IZRAEL- Drejtoresha e turizmit në Ministri Herida Duro, së bashku me vajzën 10 muajshe, janë dy nga tetë shqiptarët e bllokuar në Tel Aviv. Ajo ka rrëfyer se është e qetë që vajzën të paktën e ka me vete.

“Është e vogël ende në gji, por jam më e qetë që është me mua se sa të mos e kisha,”- rrëfen ajo për Top Channel.

Mes tyre ka dhe operatorë turistikë të cilët duhet të niseshin nga aeroporti i kryeqytetit izraelit në orën 5 të mëngjesit të sotëm, por për shkak të sulmit nga Irani, fluturimi është anuluar.

“Kemi ardhur që të enjten, por fluturimi i sotëm për kthimin u kancelua, ndërsa po presim të nisemi në mbrëmje për në tiranë,”- shtojnë ata.

“Jemi 8 që duhet të kthehemi brenda 24 orëve,”- vijojnë më tej.

Një ditë para sulmit të befasishëm nga Irani ata morën pjesë në një aktivitet turistik ‘Albania all senses” me ftesë të ambasadores shqiptare Meri Kumbe në bashkëpunim me autoritetet izraelite ku ishin të pranishëm edhe operatorë turistikë izraelitë. Një udhëtim i cili ishte planifikuar të zgjaste rreth pesë ditë por që sulmi i raketave prishi planin e tyre.

Në datë 11 prill ata fluturuan nga Tirana drejt Tel Avivit, për t’u rikthyer në Shqipëri këtë të diel. Por orari i nisjes në 5 të mëngjesit nga aeroporti u anulua dhe tashmë 8 shqiptarët janë të detyruar të presin hapjen e fluturimeve.

Top Channel raportoi me dije se kompanitë ajrore nuk marrin përsipër fluturimet në këtë situatë dhe shpresat i kanë te data 19 prill, ku mendohet të organizohet një charter për ta drejt Qipros.

 

Poll

MOS HUMB