Bota

"Duket i rraskapitur"/ Ekspertja e gjuhës së trupit zbulon detaje për Donald Trump

James tha se nga analiza e gjuhës së trupit, ish-presidenti shfaqte një ndjenjë rraskapitjeje që ajo tha se mund t'i atribuohej periudhës së fushatës për garën presidenciale republikane.

a.l
"Duket i rraskapitur"/ Ekspertja e gjuhës së trupit zbulon
Donald Trump dhe Ivanka Trump

SHBA- Ekspertja e gjuhës së trupit, Judy James ka studiuar së fundmi gjuhën joverbale të Donald Trump. Në daljen e tij të fundit në një ndeshje të UFC 299 të shtunën mbrëma, ish-presidenti u shoqërua nga vajza e tij Ivanka Trump dhe nuk dukej aq në formë. 

James tha se nga analiza e gjuhës së trupit, ish-presidenti shfaqte një ndjenjë rraskapitjeje që ajo tha se mund t'i atribuohej periudhës së fushatës për garën presidenciale republikane. Ekspertja ndër të tjera shtoi se kjo gjë u kuptua në momentin kur qafën e pozicionte pak përpara teksa ecte.

"Ka sinjale nga gjuha e trupit të Trump që sugjerojnë një ndjenjë rraskapitjeje gjatë kësaj periudhe të sheshtë të fushatës dhe proceseve gjyqësore," tha James ekskluzivisht për Mirror.

"Duket i rraskapitur"/ Ekspertja e gjuhës së trupit zbulon
Donald Trump

Ish Presidenti Trump deri më tani ka siguruar mbështetjen e shumicës së udhëheqësve republikanë në Kongres, duke përfshirë Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe senatorëve republikanë, që kanë hyrë në garën për të zëvendësuar zotin McConnell. Një tjetër republikane me peshë në Senat, senatorja nga Ajova, Joni Ernst njoftoi mbështetjen e saj për zotin Trump të mërkurën pasi sfiduesja e fundit kryesore e republikanëve, Nikki Haley pezulloi fushatën e saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB