
KIEV- Ukraina ka krijuar një linjë të pabesueshme mbrojtjeje kundër forcave të presidentit rus, Vladimir Putini, bashkë me 42,000 “dhëmbë dragoi” prej betoni të vendosur përgjatë llogoreve me tela me gjemba. Ushtria e Zelenskyy-t po përgatitet të përballet me sulmin më të ri të Rusisë në muajt e ardhshëm, duke ngritur një mur vdekjeje prej 600 miljesh (965.6 km) të krijuar nga pengesa për antitank,e bunkerë nëntokësorë dhe llogore të fortifikuara. "The Sun" ka shkuar përgjatë vijës së frontit dhe ka dëshmuar edhe llogore të sapogërmuara, kurthe betoni dhe qendra komandimi nëntokësore për trupat e guximshme të Kievit.

Pengesat kundër tankeve, të quajtura “dhëmbë dragoi” janë krijuar për të mbajtur larg valët e tankeve ruse nëse tentojnë të futen në tokën ukrainase - diçka që ushtria e Vlad-it përdori kundër Ukrainës gjatë kundërofensive të tyre në 2023. Shtyllat mbrojtëse prej betoni po vendosen gjithashtu në distanca të mëdha për të parandaluar avancimin e rusëve. Një zyrtar i Dnipro tha se forcimi i aftësisë mbrojtëse të rajonit është një nga çështjet prioritare, ndërsa ata përgatiten për lëvizjen e radhës të "Mad Vlad" (Vladi i çmendur).
Dnipro, në Ukrainën qendrore, vendosi 42,000 dhëmbë dragoi dhe 14 grupe strukturash betoni, edhe në Zaporizhzhia u ndanë 27 milionë paund për të njëjtat përpjekje.
Por puna për të përgatitur Ukrainën për përparimin e ri të Rusisë është rraskapitëse. Vetëm disa kilometra larg vijës së parë, inxhinierët ukrainas po garojnë për të gdhendur mjaftueshëm llogore dhe për të vendosur mjaftueshëm 'dhëmbë dragoi 'rreth vijës së frontit.
Po ashtu, sipas RBC Ukraine, forcat e Zelenskyy-t madje po ndërtojnë fusha të minuara për të ndalur armiqtë./ZËRI