
Kanada
KANADA - Një 29-vjeçar u arrestua në Kanada, pasi trupat e tre fëmijëve u dogjën në një makinë dhe dy gra të vdekura u zbuluan në provincën e Manitobas.
“I arrestuari dhe pesë personat e vdekur besohet se njihen me njëri-tjetrin”, tha policia kanadeze në një deklaratë.
Trupi i një gruaje u zbulua përgjatë një rruge në qytetin e Carman. Më pak se dy orë më vonë u gjet makina e djegur me trupat e tre fëmijëve dhe, pak kohë më vonë, në një shtëpi u gjet trupi i një gruaje të dytë./ZËRI/
Poll