Bota

Mbreti Charles III reagon për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

Deklarata është bërë nga Buckingham Palace.

F.m
Mbreti Charles III reagon për herë të parë pas
Mbreti Charles III

MBRETËRI E BASHKUAR- Mbreti Charles III ka reaguar për herë të parë pas diagnostikimit të tij me kancer. Buckingham Palace, përmes një deklarate zyrtare, ka përcjellë falenderime të përzemërta për të gjithë dashamirësit e tij. Gjithashtu në deklartë theksohet se është aq inkurajuese të dëgjosh se si ndarja e diagnozës së Mbretit Charles III ka ndihmuar në promovimin e mirëkuptimit publik dhe ndriçimin e punës së të gjitha atyre organizatave që mbështesin pacientët me kancer dhe familjet e tyre.

“Siç do ta dinë të gjithë ata që janë prekur nga kanceri, mendime të tilla dashamirëse janë ngushëllimi dhe inkurajimi më i madh. Është po aq inkurajuese të dëgjosh se si ndarja e diagnozës sime ka ndihmuar në promovimin e mirëkuptimit publik dhe ndriçimin e punës së të gjitha atyre organizatave që mbështesin pacientët me kancer dhe familjet e tyre në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë. Admirimi im i përjetshëm për kujdesin dhe përkushtimin e tyre të palodhshëm është edhe më i madh si rezultat i përvojës sime personale,”- shkruhet në deklaratë.

Më 5 shkurt u njoftua se Mbreti Charles III ishte diagnostikuar me kancer.

Poll

MOS HUMB