Bota

Dita më e errët në Vatikan! Si e kaloi natën në spital Papa Françesku

Sot u njoftua se Papa kaloi një natë "të qetë" dhe pushoi në spital, por gjëndja shëndetësore mbetet kritike.

F.I
Dita më e errët në Vatikan! Si e kaloi natën në spital
Papa Françesku

ITALI-Mbrëmjen e 22 shkurtit u përhap lajmi se gjendja e Papa Françeskut po përkeqësohej dhe alarmi u shndërrua në lutje. Vatikani e përshkroi gjendjen e tij si "kritike" për herë të parë dje, të shtunën, duke thënë se ai "kishte nevojë për oksigjen shtesë dhe transfuzion gjaku". Sot u njoftua se Papa kaloi një natë "të qetë" dhe pushoi në spital, por gjëndja shëndetësore mbetet kritike.

Papa Françesku u shtrua në spitalin “Gemelli” më 14 shkurt për shkak të përkeqësimit të bronkitit. Më vonë mjekët e diagnostikuan atë edhe me infeksion kompleks të rrugëve të frymëmarrjes dhe penemoni në të dyja mushkëritë. 

Çfarë është pneumonia e dyfishtë?

Pneumonia e dyfishtë është një infeksion respirator që prek të dy mushkëritë, duke inflamuar alveolat dhe duke e vështirësuar frymëmarrjen. Mund të shkaktohet nga bakteret, më i zakonshmi është Streptococcus pneumoniae, si dhe nga viruset ose, në një masë më të vogël, kërpudhat. Simptomat më karakteristike përfshijnë kollën me gëlbazë, ethe, të dridhura dhe vështirësi në frymëmarrje.

Grupe të caktuara të popullsisë janë në rrezik më të lartë të zhvillimit të pneumonisë dypalëshe, si të rriturit mbi 65 vjeç , fëmijët nën dy vjeç, duhanpirësit dhe ata me sëmundje kronike si diabeti, astma ose sëmundjet e zemrës. Është gjithashtu e rëndësishme të dihet se trajtimi i pneumonisë dypalëshe ndryshon në varësi të origjinës së saj. Në rastet bakteriale, administrohen antibiotikë, ndërsa rastet virale zakonisht trajtohen me masa të tjera. Infeksionet fungale, edhe pse më pak të shpeshta kërkojnë agjentë të veçantë antifungale. 

Papa Françesku është përballur me sëmundje dhe operacione të ndryshme, si dhe me probleme të lëvizshmërisë që nga viti 2021, duke bërë që shqetësimi i katolikëve të rritet çdo vit. Në mars 2023, ai u shtrua në spital për bronkit dhe në dhjetor ai anuloi udhëtimin e tij në COP28 për arsye mjekësore./ZËRI

Poll

MOS HUMB