
HAUAI- Gordon Cordeiro, i cili kaloi më shumë se gjysmën e jetës së tij në burg për një vrasje që ai nuk e kishte kryer ka dalë nga burgu.
Cordeiro, tani 51 vjeç, ishte në të 20-at kur u dënua për vrasjen e Timothy Blaisdell në vitin 1994 gjatë një grabitje droge në Maui. Sipas Hawaii Innocence Project, e cila mori në shqyrtim çështjen e tij dhe argumentoi se provat e reja – përfshirë rezultatet e testit të ADN-së – treguan se ai nuk ishte në vendin e ngjarjes në kohën e krimit.
Kështu duke u bazuar tek provat e reja, gjyqtarja Kirstin Hamman në Maui, hoqi dënimin për vrasje dhe grabitje të Cordeiros. Cordeiro, i ulur në gjykatë me një kostum burgu, fshiu lotët ndërsa u dha vendimi.
Babai i tij, Dennis Cordeiro, duke luftuar për të mbajtur lotët tha se ndjeu lehtësim, gëzim dhe lumturi.
"Djali im më në fund mund të marrë pjesë në disa festime familjare para se të largohem nga kjo botë".
Avokatët e Cordeiro pohojnë se ditën e krimit, ai po ndërtonte një rafte në garazhin në shtëpinë e prindërve të tij. Alibia, thanë ata, u mbështet nga miq dhe të tjerë që e panë atë në garazh, si dhe fatura nga ku ai bleu furnizimet e rafteve.
Ekipi ligjor i Cordeiro beson se një tjetër i dyshuar, për të cilin AP raportoi se kishte vdekur në vitin 2020, vendosi që viktima të grabitej për t'i marrë drogën, por që përfundoi me të shtëna fatale./ZËRI