Bota

Dita e parë e punës kthehet në tragjedi, vdes 24-vjeçari shqiptar

I riu shqiptar humb jetën në ditën e tij të parë të punës, e merr zvarrë eskavatori

E.K
Dita e parë e punës kthehet në tragjedi, vdes 24-vjeçari
Vdes shqiptari ne Greqi

GREQI- Dita e parë e punës ka rezultuar tragjike për një të ri shqiptar në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Agrinios ku një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e tij të punës, pasi është tërhequr zvarrë nja ngë mjet i rëndë.

Mediat greke raportojnë se 24-vjeçar shqiptar, si për ironi e kishte ditën e tij të parë të punës, si punëtor i një kompanie kontraktore që kishte marrë përsipër kontratën në Rema Rebelia, ndërsa është tërhequr zvarrë nga një ekskavator.

Ndërkohë, nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti në fjalë, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Ende nuk bëhet me dije identiteti i të riut që ka humbur jetën.

Poll

MOS HUMB