Bota

Digjen 16 makina Tesla në një dyqan në Romë, Musk: Akt terrorist!

Shërbimi zjarrfikës i Romës tha se po hetonte të gjitha mundësitë për shkakun e zjarrit, duke përfshirë mundësinë e zjarrvënies së qëllimshme.

I.F
Digjen 16 makina Tesla në një dyqan në Romë, Musk: Akt
Pamje nga vendngjarja

ROMË- Një dyqan që ishte distributor i makinave të Teslas është përfshirë nga flakët, duke djegur të paktën 16 automjete. Fatmirësisht në dyqan nuk kishte asnjë person në momentin e shpërthimit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimi zjarrfikës i Romës tha se po hetonte të gjitha mundësitë për shkakun e zjarrit, duke përfshirë mundësinë e zjarrvënies së qëllimshme.

Policia ka marrë në pyetje pronarët e dyqanit dhe po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur ngjarjen. Ky incident është i fundit në një seri ngjarjesh të ngjashme, ku Tesla ka qenë objekt i vandalizmit. Së fundmi, makina Tesla janë shkatërruar edhe në të tjera qytete të Italisë, duke përfshirë akte vandalizmi me mesazhe kundër Elon Musk dhe Donald Trump, që janë shkruar me bojë llak në automjetet e dëmtuara.

Një tjetër përfaqësi e Tesla-s u dogj një javë më parë në veri të Romës, duke shkatërruar 30 makina, përfshirë Tesla të përdorura. Fillimisht, hetimet sugjeruan një defekt elektrik si shkakun e zjarrit, por hetimet janë ende në proces.

Digjen 16 makina Tesla në një dyqan në Romë, Musk: Akt
Pamje nga vendngjarja

Po ashtu, disa Tesla në lagjen Garbatella të Romës, një zonë e njohur se vizitohet nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, janë dëmtuar. Megjithatë, Meloni nuk ka komentuar ende mbi këto incidente. Përfaqësitë e Tesla-s në Milano janë gjithashtu shënjestruar nga grupe mjedisore gjatë javëve të fundit. Tesla Italia ka njoftuar se është duke bashkëpunuar me policinë dhe ka dorëzuar videot nga kamerat e sigurisë të automjeteve, të cilat regjistrojnë edhe kur makinat janë të fikura.

Elon Musk reagoi menjëherë në platformën e tij X (ish-Tëitter), duke e quajtur këtë akt “terrorizëm”. Tesla është shënjestruar në protesta të shumta për lidhjen e Musk me administratën Trump, dhe shitjet e makinave Tesla në Europë kanë rënë 49% gjatë dy muajve të parë të vitit, pavarësisht se shitjet e përgjithshme të automjeteve elektrike janë rritur./ZËRI

Poll

MOS HUMB