
PARIS- Mijëra njerëz dolët sot në rrugët e Francës për të treguar mbështetje ndaj Gisele Pelicot, gruaja e cila drogohej vazhdimisht nga burri dhe ai sillte njerëz të tjerë për ta përdhunuar ndër vite. Rasti i saj tronditi Francën dhe shumë organizata për mbrojtjen ndaj grave bënë thirrje për të mbajtur një demostratë për të.
"Ne e falënderojmë Gisele një mijë herë për guximin e saj të madh. Gjithashtu bëjmë thirrje nga autoritetet që të kryejnë punën e tyre dhe fajtorët të marrin dënimin që meritojnë", tha kryetarja e shoqatës ndaj mbrojtjes së grave “Coudes a Coudes” Fatima Benomar. Ajo tha se tubimet po mbahen për të mbështetur të gjitëh viktimat e përdhunimit dhe i bëri thirrje, personave që po vuajnë në heshtje të flasin historinë e tyre.
Shumë njerëz priten jashtë ambienteve të gjykatës teksa ish-bashkëshorti i saj, Dominique Pelico doli para trupës gjykuese. Gjyqi ndaj tij pritet të zgjas deri në dhjetor. Dominique akuzohet se e ka droguar Gisele për një dekadë dhe ka ftuar dhjetëra burra për ta përdhunuar. 50 burra të moshës nga 26 deri në 74 vjeç po hetohen dhe nëse shpallen fajtorë mund të përballen me 20 vjet burg. 18 nga të pandehurit, mes tyre edhe Pelico, janë në paraburgim, ndërsa 32 të tjerët janë në lirim me kusht dhe njëri po gjykohet në mungesë. /ZËRI