LONDËR – Ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly, gjatë fjalës së tij në Samitin e Paqes në Kajro, deklaroi se ndihma në Gaza duhet të vazhdojë dhe se konflikti që ka shpërthyer në Lindjen e Mesme, nuk duhet që të përhapet më tej.
“Nuk presim vetëm 20 kamionë, që shkojnë në Gaza për ndihma, kaq nuk mjaftojnë. Kufiri me Egjiptin duhet të hapet, për më tepër ndihma për civilët e Gazës. Britania vazhdon që të ushtrojë presion, që në Gaza të ketë më shumë ndihma humanitare.
Bota duhet ta ndalojë përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit të nisur, pasi pasojat do të ishin të mëdha. Kam biseduar drejtpërdrejtë me zyrtarë të qeverisë izraelite dhe ua kam bërë të qartë, që në operacionet e tyre, duhet të respektojnë ligjet ndërkombëtare”, tha ministri britanik, Cleverly.
Egjipti ka organizuar një samit paqeje mbi krizën e Gazës. Udhëheqësit e Lindjes së Mesme dhe evropianë janë mbledhur në Kajro për samitin.
Në samit marrin pjesë zyrtarë nga Jordania, Katari, Italia, Spanja, BE dhe Britania e Madhe. Por, mungesa janë Izraeli, SHBA dhe Irani./Zëri.ai/