Bota

Një nga 20 kamionët e ndihmave që hynë sot në Gaza ishte me arkivole

B.S

Një nga 20 kamionët e ndihmave që hynë sot në Gaza

Një kamion ka qenë i ngarkuar me arkivole mes 20 automjeteve që hynë sot në Gaza – thotë gazetari I BBC-së Rushdi Abu Alouf, i cili ka ndjekur kamionët e ndihmave që hynë nga Egjipti përmes kalimit Rafah.

Ai ka numëruar 20 kamionë që kanë hyrë në Gaza deri më tani. Ky është numri që Izraeli ka thënë se do të lejojë të hyjë.

Njëri nga kamionët ishte i ngarkuar me arkivole. Të tjerët mbanin ilaçe dhe karburant.

Zyrtarët palestinezë thonë se 4,137 njerëz kanë vdekur në Gaza që kur Hamasi depërtoi dhe sulmoi Izraelin dy javë më parë, ndërsa Izraeli nisi bombardimin e Gazës.

Vlen të përmendet ky numër i vdekjeve përfshin 471 njerëz që ministria e shëndetësisë së Gazës thotë se u vranë të martën në spitalin Arab Al-Ahli. Ky numër është i kontestuar-një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Izraelite ka thënë se numri i të vdekurve ishte vetëm "disa dhjetëra". Zëri.ai

 

Poll

MOS HUMB