Bota

Fëmijët viktimat më të mëdha të luftës Izrael-Hamas! PAMJE DRAMATIKE nga Gaza

Pamjet e tyre të traumatizuar kanë bërë xhiron e rrjetit ndërsa beteja për mbijetesë është bërë edhe më e fortë se “ligji i Xhungles”.

E.K
Fëmijët viktimat më të mëdha të luftës
Një fëmijë i plagosur

GAZA- Ata që i vuajnë më shumë pasojat e luftës së nisur mes militantëve të Hamasit dhe Izraelit janë fëmijët. Pamjet e publikuara nga CNN janë dramatike dhe pasqyra e vërtetë e asaj që po ndodh në Rripin e Gazës. Fëmijët të vdekur, të gjymtuar e të plagosur në mëshirë të fatit që dhe pa folur ulërasin për ndihmë.

Siç mund të shihet nga pamjet një baba shpërthen në lot dhe shembet në tokë para trupit të pajetë të të birit, i cili është vrarë nga bombardimet.


Në pasmje shihet dhe një prind, që mban foshnjën disa javëshe të pajetë në krahë, e të tjerë me kufoma fëmijësh në duar.

Fëmijët viktimat më të mëdha të luftës

Fëmijët viktimat më të mëdha të luftës

Fëmijët viktimat më të mëdha të luftës

Si pasojë e bombardimeve të ashpra Izrael-Hamas shumë fëmijë kanë humbur prindërit dhe tashmë gjenden fill të vetëm në një botë ku e nesërmja nuk është sigurt. Pamjet e tyre të traumatizuar kanë bërë xhiron e rrjetit ndërsa beteja për mbijetesë është bërë edhe më e fortë se “ligji i Xhungles”.

Fëmijët viktimat më të mëdha të luftës

Prej 7 shtatorit për civilët që jetojnë në Rripin e Gazës, e nesërmja s’është e sigurt teksa dëgjojnë sirenbat e alarmit.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për masa të menjëhershme pasi në Gaza mund të shpërthejnë sëmundjet epedemike si kolerja për shkak të mungesës së Hiugjrenës. Ndërsa spitalet janw plot me të plagosur por me depot bosh pa ilaqe, e pa energji elektrike.

Izraeli ka ndërprerë ujin, beteja për të cilin sot është e fortë. Nuk dihet ende fati i kësaj lufte të ri-nisur por ata që e pësojnë janë gjithmonë të pafajshmit, plumbat e predhat nuk kursejnë as fëmijët./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB