GAZA – Viktimat nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit janë rritur në mënyrë të konsiderueshme.
BBC raporton se së numri i palestinezëve të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite ka shkuar në 4385 persona. Ndërsa numri i të plagosurve në Gaza ka shkuar në 13651 njerëz.
Ministria e Shëndetësisë e Palestinës deklaroi se nga viktimat, 1756 janë fëmijë dhe 976 gra.
Autoritetet palestineze, me anë të një deklarate, kanë kritikuar ndihmat, duke thënë se duhet të përfshihej në to edhe furnizimi me karburant. Deklarata thotë se mungesa e karburantit, vë në rrezik jetën e të sëmurëve dhe të plagosurve nga bombardimet.
“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe Egjiptit, që të sjellë menjëherë karburant. Është nevojë urgjente, para se shumë të plagosur e të sëmurë, të humbin jetën”, njoftuan autoritetet palestineze.
Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa autoritetet izraelite u kundërpërgjigjën, duke lëshuar raketa në Gaza.