
Flamuri i Kosovës në gjysmë shtizë
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur ditën e mërkurë si ditë zie shtetërore në Kosovë. Ky vendim vjen pas vrasjes së dy grave, njëra në Ferizaj dhe tjetra në Pejë. Në postimin e saj në Facebook, Osmani shkruan se "shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona".

Vendimi
Gjyljeta Ukella u vra nga bashkëshorti i saj Edmond Lajçi mëngjesin e 16 Prillit brenda në banesën ku banonte çifti. Ndërsa një 21-vjeçare u vra të premten nga ish-bashkëshorti i saj./ZËRI
Poll