
SHBA- Beyonce është akuzuar se ka vjedhur pamjet vizuale të përdorura në turneun e saj botëror “Renaissance” nga bashkëpunëtori i The Weeknd, Hajime Sorayama. Sorayama, i cili është një artist i mirënjohur japonez tha se Beyonce i kishte vjedhur punën e tij.
Bëhet fjalë për një kostum metalik trupor dhe përkrenare që ajo kishte veshur gjatë turneut të fundit. Akuzat për ‘vjedhje”, Sorayama I bëri në rrjetet sociale ku postoi dhe fotografi që sipas tij I provojnë akuzat që ai bën.





Beyonce nuk ka reaguar ende në lidhje me akuzat. Sorayama u bë i famshëm në vitet 1980 për shkak të ilustrimeve të tij të robotëve femra erotike. Së fundmi ai njoftoi një bashkëpunim me PornHub./ZËRI