
LONDËR - Ish-mesfushori i Chelseas, John Mikel Obi, ka theksuar se pesë lojtarë të Bluve, knë dështuar në paraqitjet e tyre për Chelsean në këtë sezon. Pesë lojtarët janë Marc Cucurella, Armando Broja, Enzo Fernandez, Moises Caicedo dhe Nicolas Jackson.
Kritika vjen pas humbjes së fundit të Chelseas në Premier League 2-0 ndaj Evertonit në Goodison Park gjatë fundjavës që lamë pas. Mikel Obi nuk ishte i impresionuar me atë që pa nga Chelsea kundër Evertonit, duke thënë se Cucurella dhe Broja nuk janë në nivelin e Chelseas.
Ish-futbollisti nigerian, i cili shprehu dyshimin e tij për Jackson, gjithashtu dëshiron të shohë më shumë nga Fernandez dhe Caicedo. “Cucurella nuk është në standardin e Chelseas. Ne duhet të shohim më shumë nga Caicedo dhe Enzo – pasi janë dy lojtarë të mire, që kanë nevojë për kohë. Broja nuk është në nivelin e Chelseas”, tha futbollisti tashmë në pension.
“Kam dyshimet e mia për Jackson. Ne kemi nevojë për një sulmues. Victor Osimhen do të na jepte gola kur të vinte te Chelsea”, tha ai. Chelsea nuk po performon në nivele të larta në Premier League. Londinezët janë në vendin e 12 në kampionat./ZËRI/