Bota

Befason ministri ukrainas: Doja ta godisja me grusht Lavrovin

Kuleba deklaroi se ka dashur dy- tre herë që të godiste me grusht ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov. 

f.t
Befason ministri ukrainas: Doja ta godisja me grusht Lavrovin
Dmytro Kuleba dhe Sergei Lavrov

UKRAINË- Negociatat mes vendeve nuk janë gjithmonë të qeta për Ministrat e Jashtëm. Një rast i tillë është edhe ai i kryediplomatit ukrainas Dmytro Kuleba, i cili deklaroi në një intervistë se ka dashur dy- tre herë që të godiste me grusht ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov. 

I pyetur se cilat ishin negociatat më të vështira që i është dashur të bëjë ndonjëherë, kreu i diplomacisë ukrainase u përgjigj: Bisedimet më të vështira janë ato kur ndjen se ajo që dëshiron është të shkosh dhe ta godasësh me grusht në fytyrë, por ju nuk mund ta bëni. Mund të them se më ka ndodhur dy-tri herë. Një rast ishte me Lavrov, në Antalia, në pranverën e vitit 2022. 

Në atë kohë, Kouleba i kishte cilësuar bisedimet në Turqi si të vështira, kryesisht në lidhje me mundësinë e një armëpushimi dhe krijimin e korridoreve humanitare. Zbulimet Kuleba u komentuan nga përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova duke thënë se ato tregojnë se lidershipi ukrainas është krejtësisht i papërshtatshëm për këtë rol. /ZËRI

Poll

MOS HUMB