Bota

Migrimi në Gjermani/ Rregulloja për punëtorët nga Shqipëria ndryshon në qershor!

Punëtorët e huaj do të mund të vijnë dhe të punojnë në Gjermani nga marsi i vitit 2024, ndërkohë që procesi i njohjes së kualifikimeve vazhdon.

f.t
Migrimi në Gjermani/ Rregulloja për punëtorët nga
foto ilustruese

GJERMANI- Ndërsa Gjermania duhet të bëhet më tërheqëse për imigracionin e punëtorëve të kualifikuar, do të bëhet më e vështirë dhënia e azilit. Çfarë rregullash priten?

Më shumë punëtorë të kualifikuar
 
Që nga 18 tetori, në Gjermani ka hyrë në fuqi një ligj që lehtëson imigrimin për punëtorët e huaj. Elementi më i rëndësishëm i ligjit të ri do të jetë Karta e Mundësisë (Chancenkarte), e cila bazohet në një sistem hyrjeje të bazuar në pikë në Gjermani. Kjo pjesë e ligjit hyn në fuqi në qershor, dhe parashikon një leje qëndrimi njëvjeçare me mundësi vazhdimi. Gjatë kësaj kohe, mbajtësit e kartës mund të kërkojnë një punë. Kushtet për marrjen e tij janë: niveli akademik, diploma, njohja e gjuhës gjermane ose angleze, përvoja e punës dhe lidhja personale me Gjermaninë.
 
Nga tetori ka hyrë në fuqi pjesa e ligjit për Kartonin Blu, sipas të cilit punëtorët e huaj të kualifikuar do të duhet të kenë një pagë bruto minimale prej rreth 43,800 euro në vit (deri tani 58,400 euro) për ta marrë atë.
 
Azilkërkuesit që kanë hyrë në vend përpara datës 29 mars 2023 dhe kanë kualifikime dhe një ofertë pune - do të mund të aplikojnë për leje qëndrimi si punëtor i kualifikuar nëse tërheqin kërkesën e tyre për azil. Deri më tani ata fillimisht duhej të largoheshin nga vendi dhe më pas të aplikonin për vizë pune nga jashtë.
Kushdo që vjen në Gjermani si profesionist i kualifikuar nga një vend jashtë BE-së mund të sjellë bashkëshortin, fëmijët dhe prindërit e tij. Megjithatë, parakusht është të sigurohet ekzistenca e familjes. Prindërit nuk mund të aplikojnë për ndihmë sociale.
 
Karta Blu dhe Rregullorja për Ballkanin Perëndimor
 
Rregullorja ekzistuese për punëtorët e kualifikuar me arsim të lartë, siç është Karta Blu e BE-së, është bërë më e lehtë për t'u marrë. Është zgjeruar lista sipas së cilës mund të merret Kartoni Blu. Përderisa më parë kjo listë ishin pak a shumë vetëm profesione nga matematika, informatika, profesionet e inxhinierisë dhe mjekësia, tani ajo vlen edhe për farmacistët, edukatorët, kujdestarët dhe shumë profesione të tjera.
 
Nëse punëdhënësit në Gjermani dhe kandidatët nga vendet jashtë BE-së lidhin të ashtuquajturën kontratë për njohjen e kualifikimeve, punëtorët e huaj do të mund të vijnë dhe të punojnë në Gjermani nga marsi i vitit 2024, ndërkohë që procesi i njohjes së kualifikimeve vazhdon. Pra, ata mund të vijnë pa njohjen e diplomave, ndërsa këtë duhet ta bëjnë pas mbërritjes së tyre.
 
Nëse duan të sjellin bashkëshortë ose fëmijë të mitur, punëtorët e kualifikuar duhet të dëshmojnë se mund t'i mbështesin vetë, por nuk duhet të dëshmojnë më se kanë një hapësirë ​​të caktuar akomodimi.
 
Ndërsa Rregullorja për punëtorët nga Ballkani Perëndimor, për punësimin e punëtorëve nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të ndryshojë në qershor. Nuk do të ketë më një periudhë të caktuar vlefshmërie. Nga qershori 2024, kuota vjetore do të dyfishohet në 50,000 punëtorë.

Më shumë dëbime
 
Në të ardhmen, dëbimet nuk do të njoftohen më paraprakisht dhe kohëzgjatja maksimale e ndalimit për personat që deportohen do të zgjatet nga dhjetë në 28 ditë. Policia do t'i jepet kompetenca më të gjera kur kontrollon shtëpitë e refugjatëve.
 
Ai parashikon dënime më të ashpra për kontrabandistët, mundësinë e kontrollit të telefonit të azilkërkuesit dhe mundësinë e dëbimit të të dyshuarve për anëtarësim në një organizatë kriminale edhe nëse nuk kanë kryer asnjë krim. Ligji për këto rregulla pritet të votohet në janar dhe mund të hyjë në fuqi në fund të prillit 2024.
 
Deportimi i emigrantëve
 
Gjeorgjia, Moldavia, Kenia, Kolumbia, Uzbekistani dhe Kirgistani - këto janë gjashtë vendet me të cilat është arritur marrëveshja për kthimi i emigrantëve është duke u negociuar. Kontrata e parë me Gjeorgjinë u nënshkrua në mes të dhjetorit. Përveç kësaj, më shumë vende duhet të klasifikohen si vende të sigurta të origjinës, siç u bë me Gjeorgjinë dhe Moldavinë në nëntor. Më pas është më e lehtë të kthehen personat të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Qeveria gjithashtu dëshiron të riaktivizojë marrëveshjen BE-Turqi për ripranimin e refugjatëve. Shumica e refugjatëve që vijnë në Gjermani janë nga Siria, Afganistani dhe Turqia.
 

Vendime më të shpejta për azilin

Procedurat e aplikimit për azil në gjykatat administrative në Gjermani zgjasin mesatarisht 26.6 muaj. Në të ardhmen, kjo duhet të përshpejtohet ndjeshëm. Procedurat për shtetasit e vendeve me një normë njohjeje më të vogël se pesë për qind duhet të përfundojnë brenda tre muajve. Në të gjitha rastet e tjera - maksimumi duhet të jetë gjashtë muaj.
 
Më pak përfitime sociale
 
Deri më tani, azilkërkuesit kishin të drejtë për një ndihmë të veçantë refugjati dhe pas 18 muajsh të drejtën e ndihmës sociale, e cila është një shumë më e lartë. Në të ardhmen edhe këto rregulla do të ndryshojnë dhe afatet do të shkurtohen. Përveç kësaj, në vend të pagesës së mëparshme të kompensimit në të holla, do të futet e ashtuquajtura “Socialcard” – kartë pagese me të cilën azilkërkuesit mund të blejnë vetëm ushqime dhe gjëra të tjera të nevojshme ditore. Qëllimi i kësaj mase është të kufizojë mundësinë e dërgimit të parave për të afërmit në vendlindje./ DW

Poll

MOS HUMB