Bota

Bashkëshortja e Rishi Sunak me pasuri marramendëse, ia kalon familjes Mbretërore

Akshata Murty dhe Rishi Sunak u takuan në Universitetin Stanford në Kaliforni, ku të dy studionin për Master në Administrim Biznesi. 

Zeri
Bashkëshortja e Rishi Sunak me pasuri marramendëse, ia kalon familjes
Rishi Sunak dhe Akshata Murty

BRITANI- Akshata Murty, bashkëshortja e Kryeministrit të Britanisë së Madhe ka një pasuri që kalon atë të familjes mbretërore. Murty, 43 vjeçe, zotëron aksione me vlerë 1 miliard dollarë në Infosys, gjiganti indian i teknologjisë i bashkëthemeluar nga babai i saj NR Narayana Murthy në 1981 dhe sot vlerësohet të jetë 100 miliardë dollarë. 

Kjo pasuri është më e madhe se ajo e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, e cila arriti në rreth 350 milionë paund (420 milionë euro), sipas gazetës britanike The Sunday Times. Akshata Murty dhe Rishi Sunak u takuan në Universitetin Stanford në Kaliforni, ku të dy studionin për Master në Administrim Biznesi. 

Akshata Murty lançoi etiketën e saj të modës, Akshata Designs, në vitin 2010, përpara se të bëhej drejtoreshë e firmës së investimeve Catamaran Ventures, të cilën e themeloi me bashkëshortin e saj, në vitin 2013./Zëri

Poll

MOS HUMB