
GAZA – Një anëtar i lartë i organizatës palestineze Hamas thuhet se u plagos në një sulm të ushtrisë palestineze dhe më pas vdiq, për shkak të plagëve që kishte marrë. Ai mbante poste të larta politike.
Raportimet në Gaza të premten njoftuan se Izraeli eliminoi Ahmed Bahar, një anëtar i byrosë politike të Hamasit, si rezultat i një sulmi ajror të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në fillim të kësaj jave.
Hamasi, megjithatë, nuk i ka konfirmuar zyrtarisht raportimet. Behar, 76 vjeç, shërbeu si kreu i Këshillit Shura të Hamasit dhe më parë ishte nënkryetar i Parlamentit Palestinez. Ai ishte baba i 13 fëmijëve.
بعونه تعالى تمكنت قواتنا الخاصة بتصفية المدعو أحمد بحر القيادي في حركة حماس الداعشية والقادم أعظم. pic.twitter.com/M5tdLde6ew
— إيدي كوهين אדי כהן ???????? (@EdyCohen) November 17, 2023
Komandanti i ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari nuk konfirmoi se kush ishte eliminuar, por ai tha se këto objekte ishin dëmtuar rëndë dhe organizata militante e Hamasit po përpiqej të fshehë rezultatet e sulmeve.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant gjithashtu deklaroi: "Ne kemi përfunduar bombardimin e pjesës perëndimore të qytetit të Gazës dhe tani po përparojmë në aksionet tona".
Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa ushtria izraelite ka hyrë tashmë në Gaza. Më tepër se 12500 njerëz kanë vdekur nga të dyja palët./Zëri.ai/