Bota

Bluza me hartën e Kosovës mbuluar nga Serbia i dhurohet deputetit gjerman

Deputetja serbe gjatë vizitës në Bundestag, ka takuar deputetin gjerman nga partia AfD, Tino Chrupalla, ku dhe i ka dhuruar atij një bluzë me mbishkrimin “nuk ka dorëzim”, ku harta e Kosovës ishte e mbuluar me flamurin serb.

k.m.
Bluza me hartën e Kosovës mbuluar nga Serbia i dhurohet deputetit
Milica Djurdjeviç dhe Tino Chrupalla

SERBI- Një deputetet e Parlamentit të Serbisë, Milica Djurdjeviç, ka provokuar Kosovën me “dhuratën” që i ka dhënë një prej deputetëve gjermanë gjatë një takimi në Gjermani. Deputetja serbe gjatë vizitës në Bundestag, ka takuar deputetin gjerman nga partia AfD, Tino Chrupalla, ku dhe i ka dhuruar atij një bluzë me mbishkrimin “nuk ka dorëzim”, ku harta e Kosovës ishte e mbuluar me flamurin serb.

Politikania serbe ka publikuar foton në rrjetin e saj social X me mbishkrimin: Në Gjermani dhe kudo: Kosova është Serbi! Sot në Berlin në Bundestag pata një takim me presidenten e Alternativës për Gjermaninë. AFD është opsioni kryesor sovranist dhe shtet-ndërtues në Gjermani.

Bluza me hartën e Kosovës mbuluar nga Serbia i dhurohet deputetit

Serbia e ka deklaruar dhe përsëritur vazhdimisht se nuk do e njohë Kosovën, duke e quajtur atë pjesë të saj.

Poll

MOS HUMB