Bota

Zelensky paralajmëroi luftë në Ballkan, reagon deputetja britanike: Kemi përgjegjësi

Në korrik, Kearns ngriti alarmin nga Parlamenti Britanik se në kishat ortodokse serbe në Kosovë kanë armë të kontrabanduara nga Serbia.

E.K
Zelensky paralajmëroi luftë në Ballkan, reagon deputetja
Deputetja britanike

BRITANI E MADHE- Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shpërndarë një video të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenksy, që alarmoi se Rusia po planifikon luftë të re dhe në rrezik sipas tij është Ballkani. Duke shpërndarë këtë video ajo ka përsëritur shqetësimet që i pati bërë publike muaj më parë.

“Kam paralajmëruar vazhdimisht se ne duhet ta gjejmë përkushtimin tonë në Ballkan dhe të mos përsërisim dështimet e parandalimit. Ballkani është në fqinjësinë tonë dhe kemi përgjegjësi historike. Unë kam paralajmëruar në qershor se çfarë mund të shohim në Kosovë, por u hodh poshtë. Fatkeqësisht, shqetësimet e mia u bënë realitet”, ka shkruar ajo në Twitter.

Në korrik, Kearns ngriti alarmin nga Parlamenti Britanik se në kishat ortodokse serbe në Kosovë ka armë të kontrabanduara nga Serbia. Në fund të shtatorit, një grup i armatosur serbësh vranë policin Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit. Gjatë aksionit pasues të Policisë, ata u strehuan në Manastirin e Banjskës.

Të enjten, Zelensky ka bërë thirrje për më shumë vëmendje për Ballkanin, përfshirë Kosovën, pasi që sipas tij ka informacione se Rusia po planifikon që ta nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.

Sipas tij, Moska vepron kështu, duke hapur shumë fronte lufte, me qëllim që dhe Perëndimi të hutohet e të mos dijë kë të ndihmojë më parë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB