Bota

Paralajmëron Zelenskyy: Rusia mund të nisë luftë në Ballkan

Presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy shprehet se Rusia po tenton të hapë shumë vatra lufte, që të shpërqendrojë vëmendjen e Perëndimit.

D.XH
Paralajmëron Zelenskyy: Rusia mund të nisë luftë në
Volodymir Zelensky

MOSKË – Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha sot se Rusia mund të krijojë luftra të reja në Ballkan dhe Moldavi, në mënyrë që të largojë vëmendjen nga lufta në Ukrainë.

“Sot të gjithë po flasin për luftën në Lindjen e Mesme. Por, siç e thashë sinqerisht, ky problem nuk është i djeshëm. As që pardje. Të gjithë e dinë konfliktin dhe luftën afatgjatë, por askush nuk dëshiron t'i japë fund. Në Lindjen e Mesme, Rusia qëndron pas luftës, jemi të sigurt, me aleatin e saj Iranin”, tha Zelenskyy, raportoi agjencia ukrainase Interfax.

Ai shtoi se “duhet t'i kushtojmë vëmendje Ballkanit, pasi mund të ketë probleme në këtë rajon”. “Më besoni, ne kemi informacione - Rusia ka një plan afatgjatë. Lindje e Mesme do të jetë edhe Ballkani, nëse fuqitë botërore nuk bëjnë asgjë tani, do të ketë një luftë të re”, tha Zelenskyy gjatë një fjalimi gjatë vizitave të tij në shtetet afrikane. 

Duke folur për situatën në Moldavi, Zelenskyy tha se Moska po minon situatën në ish-republikën sovjetike.

Sipas tij, Moska vepron kështu, duke hapur shumë fronte lufte, me qëllim që dhe Perëndimi të hutohet e të mos dijë kë të ndihmojë më parë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB