
SHBA- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se mbështet Azerbajxhanin në “hapat për ruajtje të integritetit territorial” pasi sipas tij Nagorno-Karabaku është territory i tyre.
Rexhep Tajip Erdogan: Nagorno-Karabaku është në territorin e AzerbajxhanitAsnjë status tjetër “nuk do të pranohet kurrë.
Lideri turk tha se Armenia duhet t’i përmbushë premtimet e veta, përfshirë hapjen e korridorit për transport, në jug. Erdogan bëri thirrje edhe për një zgjidhje të shpejtë për armiqësitë në mes të Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Më 2020, Turqia ka ndihmuar Azerbajxhanit që t’i rikthejë territoret e humbura nga Karabak në luftën e zhvilluar më 1990 me Armeninë për këtë rajon. Luftimet në Nagorno-Karabaku kanë shkaktuar dhjetëra viktima deri më tani ndërsa konflikti po përshkallëzohet edhe më tej.
Azerbajxhani ka dërguar trupa ushtarake në Karabak, për atë që e ka quajtur “operacion kundër terrorizmit”. Ndonëse Azerbajxhani ka thënë se operacioni është i kufizuar vetëm në shënjestrat ushtarake, Ministria e Mbrojtjes ka thënë se janë krijuar “korridore humanitare” për ta evakuuar popullsinë.
Zyrtarë të mbrojtjes armene në rajonin e shkëputur kanë thënë se ushtria e Azerbajxhanit e ka shkelur “armëpushimin në linjat e kontaktit përmes sulmeve me raketa”./Zëri